LAJMI I FUNDIT:

Hughes: Robinho nuk shkon askund

Hughes: Robinho nuk shkon askund

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, thotë se e ardhmja e sulmuesit brazilian Robinho është në Eastlands.

Braziliani, i cili aktualisht është jashtë fushe për shkak të lëndimit të nyjës, vazhdimisht është lidhur me një kalim në Barcelona, por Mark Hughes thotë ai është pjesë e planeve të tij dhe se nuk do të largohet.

“Jam shumë i qartë dhe Robinho duhet ta ketë shumë të qartë se e ardhmja e tij është në City. Nuk ka arsye të mendojmë se kjo do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Tregimet vijnë nga njerëz që janë jashtë klubi dhe flasin për situatën e Robinhos edhe pse nuk kanë kurrfarë informate të vërtetë”, ka thënë Hughes./Telegrafi/