LAJMI I FUNDIT:

Huawei rrit shitjet e telefonave të saj për 62 për qind

Huawei rrit shitjet e telefonave të saj për 62 për qind

Huawei ka pasur një gjysmë vit spektaolar, pasi që dërgesat e saj të telefonave të mençur mobil janë rritur deri në 62 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Prodhuesi kinez ka filluar të përqëndrohet më shumë në modelet e avancuara të telefonave të mençur. Për gjysmën e parë të vitit, kompania ka arritur të shesë 34.27 milionë njësi të telefonave të saj në mbarë botën.

Megjithatë, deri në fund të vitit Huawei ka për qëllim që të shesë mbi 80 milionë njësi të telefonave të saj, që do të thotë se kompania është në gjysmë të rrugës, dhe ka arritur 43 për qind të objektivit të saj.

Në tremujorin e dytë të vitit, Huawei ka pasur 85 për qind rritje në shitje, nga viti në vit, me 21 milionë njësi të reja të telefonave që ka shitur në këtë tremujor, krahasuar me atë të vitit të kaluar.


Ndërsa rritja e saj në tregun e Lindjes së Mesme ka shkuar deri në 275 për qind, apo 550 për qind në Amerikën Latine. Më shumë se 97 për qind e njësive të shitura kanë qenë telefona të mençur mobil.

Vitin e kaluar, Huawei është radhitur si prodhuesi i tretë më i madh në industrinë e telefonave mobil, me 4.7 për qind të tregut, pas gjigantit Apple e cila mban 15.2 për qind të tregut, dhe liderit global Samsung që mban më shumë se 30.8 për qind.