LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton Ascend P7

Huawei prezanton Ascend P7

Modeli më i ri i telefonit të Huawei në Android është Huawei Ascend P7, i cili do të jetë në dispozicion për shitje në tregun britanik nga ky muaj, edhe pse në këtë moment, çmimi i këtij telefoni të avancuar ende nuk është bërë i ditur për vendet e tjera jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas rrjetit britanik të shitjeve me pakicë Clove, thuhet se Huawei Ascend P7 do të jetë në stokun e tyre më 16 qershor, dhe kostoja e telefonit pa kontratë me operatorët mobil do të jetë 329.99 funta, duke përfshirë edhe taksat.

Ascend P7 do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 5 inç në full HD me rezolucionin 1920 x 1080 piksel, procesorin quad core në 1.8GHz, dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend P7 përfshijnë 16GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë, për ata që duan ta zgjerojnë hapësirën e telefonit.


Për foto dhe video, Ascend P7 sjell kamerën e pasme me 13 mega-piksel dhe atë të përparmen me 8 mega-piksel, ndërsa ndërfaqja e personalizuar e Huawei është Emotion UI e cila mbështetet nga Android 4.4 Kit Kat. /Telegrafi/