LAJMI I FUNDIT:

Huawei konfirmon modelin Ascend P6S, me Octa-core

Huawei konfirmon modelin Ascend P6S, me Octa-core

Shumica e telefonave të mençur të linjës premium sot vijnë me procesorin quad-core dhe përdorin çipin e Qualcomm Snapdragon, NVIDIA Tegra 4, apo atë të Samsung, Exynos 5-series.

Mirëpo, së fundmi ka edhe telefona me procesorin Octa-Core, përkatësisht është modeli i ri i telefonit të Huawei i cili e sjell këtë procesor. Në fakt, këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i kompanisë së madhe kineze.

Xu Xin Quan, presidenti i Huawei së fundmi e ka konfirmuar se modeli i ri i telefonit të mençur të kompanisë, Ascend P6 do ta ketë pasardhësin e tij, modelin Ascend P6S i cili do të vijë me procesorin octa-core të MediaTek.

Dihet se edhe rivali i kompanisë, Samsung e ka çipin e saj octa-core, mirëpo ai funksionon ndryshe. Në vend të përdorimit të 8 bërthamave njëkohësisht, procesori i Samsung bazohet në teknologjinë big.LITTLE, e cila kalon nga një grup prej 4 bërthamash në tjetrën.


Edhe pse pritet që P6S të vijë së shpejti, aktualisht për këtë model të telefonit ende nuk dihet shumë, e as ndonjë çmim të mundshëm. Mbase këtë model Huawei do ta lansojë në panairin e CES 2014, i cili mbahet në fillim të vitit. / Telegrafi /