LAJMI I FUNDIT:

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në blerjen e prodhuesit më të famshëm finlandez, i cili së fundmi ka shumë problem në treg.

Richard Yu, kryetari i bordit të Huawei i ka thënë gazetës Financial Times se kompania e tij është e hapur për ta blerë kompaninë Nokia, nëse ajo tregon "vullnet" që të bashkohet me kompaninë e madhe kineze.

Një aspekt i rëndësishëm i planit aktual të biznesit të Nokia’së të cilën kjo e fundit do të duhet të rimendojë, në qoftë se ajo dëshiron të bashkohet me Huawein, është përdorimi ekskluziv i sistemit operativ të Microsoft, Windows Phone si platformën e saj eksluzive.

Yu tha se Windows Phone është ende një bast i rrezikshëm për Nokia’në, sepse pjesëmarrja e saj në treg nuk është rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë tetë muajve të fundit, që nga lansimi i versionit Windows Phone 8. / Telegrafi /