LAJMI I FUNDIT:

Huawei do të prezantojë modelin Ascend G6

Huawei do të prezantojë modelin Ascend G6

Së fundmi, Huawei i ka publikuar disa të dhëna të pjesërishme për modelin e ri të teleofonit të mençur të cilin do ta lansojë në Kongresin Botëror Mobil, gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa tani, llogaria e famshme në Twitter, @evleaks i ka publikuar pamjet e modelit Huawei Ascend G6, i cili mund të mos jetë modeli kryesor i prodhuesit korean, por përsëri duket shumë mirë.

Edhe pse nuk ka shumë detaje për Huawei Ascend G6, raportohet se ky model do ta sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5-inç, dhe procesorin quad-core MediaTek MT6582 me 1.3GHz, 1GB RAM, kartelën MicroSD për memorie të zgjeruar.

Për më shumë, kamera e pasme e Ascend G6 thuhet se është 8MP për foto dhe video, si dhe kamerën e përparme me 5MP për video komunikim. Ascend G6 bazohet në Android 4.2.2 Jelly Bean.


Përveç Ascend G6, prodhuesi kinez thuhet se do të prezantojë edhe modelet si Huawei Ascend P7, Ascend D7 dhe tabletin MediaPad X1. / Telegrafi /