LAJMI I FUNDIT:

Huawei Ascend W2 edhe në Evropë

Huawei Ascend W2 edhe në Evropë

Në qershor të këtij viti, Huawei fillimisht e kishte prezantuar modelin e saj të telefonit Ascend W2 në tregun kinez, ndërsa tani kompania kineze ka thënë se telefonin e saj do ta prezantojë në tregun evropian.

Huawei Ascend W2 bazohet në Windows Phone 8, ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.3 inç në TFT dhe rezolucionin prej 480 x 800 pikselëve.

Telefoni mbështetet në procesorin dual Core Qualcomm Snapdragon MSM82309 me 1.4GHz, 512MB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend W2 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, Bluetooth 3.0, USB 2.0, dhe A-GPS, ndërsa telefoni do të arrijë në tregun evropian gjatë muajit. / Telegrafi /