LAJMI I FUNDIT:

Huawei Ascend P7 prezantohet më 7 maj

Huawei Ascend P7 prezantohet më 7 maj

Huawei Ascend P7 është modeli i ri i përfolur i telefonit për të cilin tashmë kanë rrjedh disa detaje në internet. Deri më sot, për këtë model janë publikuar format, certifikatat, krahasimet me modelet tjera, regjistrimet nga autoritetet dhe shumëçka tjetër.

Ndërsa sot, llograria e famshme për rrjedhje të informatave nga prodhuesit e shumtë të pajisjeve mobile @evleaks i ka konfirmuar edhe disa nga specifikat e këtij telefoni.

Sipas @evleaks thuhet se Ascend P7 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në 1080p, kamerën e pasme me 13MP dhe atë frontale me 5MP, 16GB memorie të brendshme dhe jo vetëm.

Në mes tjerash thuhet se procesori i Ascent P7 do të jetë me quad-core 1.8GHz Cortex-A9 për dallim nga modeli 1.6GHz CPU, për të cilin flitej më herët.


Megjithatë, Huawei Ascend P7 do të zyrtarizohet më 7 maj të këtij viti, dhe të gjitha detajet dhe karakteristikat zyrtare të këtij modeli do të bëhen të ditura. / Telegrafi /