LAJMI I FUNDIT:

HTC së shpejti me fabletin e ri, One Max?

HTC së shpejti me fabletin e ri, One Max?

Raportimet e mëhershme pretendonin se HTC do të debutonte me modelin e ri të telefonit HTC One M8 Prime, por më vonë thashethemet tjera lidhur me lajmin bënin me dije se ky model i telefonit të HTC është anuluar nga vetë prodhuesi tajvanez.

Mirëpo, anulimi i versionit premium të telefonit – HTC One M8 Prime nuk do të thotë se HTC nuk do të ketë një model të avancuar të telefonit për përdoruesit e saj në muajt në vijim.

Sipas një thashetheme të reja thuhet se HTC do të nxjerrë në tregun global një numër të pajisjeve të reja në muajt e ardhshëm, duke përfshirë edhe një model premium të telefonit.

Kësaj radhe, raporti vjen nga Phone Arena, duke përmendur një model të ri të pajisjes e cila besohet se do të jetë e kategorisë fablet, dhe do të quhet HTC One Max.


Sipas të njëjtit parashikim, fableti i ri i prodhuesit të njohur tajvanez do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.2” dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Megjithatë, HTC duket se nuk do të jetë e zënë vetëm me krijimin e One Max, pasi që besohet se kompania është duke e përgatitur edhe tabletin e ri për Google, përkatësisht modelin Nexus 8, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në konferencën e zhvilluesve të Google, të njohur si Google I/O. /Telegrafi/