LAJMI I FUNDIT:

HTC One Max prezantohet më 16 tetor?

HTC One Max prezantohet më 16 tetor?

Para pak kohësh kishte thashetheme të cilat thonin se HTC është bërë gati të lansojë modelin e saj më të ri të fabletit, HTC One Max. Sipas këtyre raporteve thuhej se HTC One Max do të prezantohet zyrtarisht në një ngjarje mediale të kompanisë, e cila do të mbahet në mes të muajit tetor.

Dhe tani këto raporte duket se kanë rezultuar të jenë të sakta, pasi që HTC tani ka dërguar ftesa tek mediat për ta përcjell ngjarjen e saj e cila mbahet në Hong Kong më 16 tetor, dhe sipas gjitha gjasave në këtë ngjarje do të bëhet prezantimi zyrtar i HTC One Max.

HTC One Max besohet se do të vijë me madhësi të ekranit e cila dallon nga ajo e HTC One, dhe siç thuhet fableti i kompanisë do të vijë me ekran të ndjeshëm në 5.9 inç në formatin full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

HTC One Max do të mbështetet edhe nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon, 2GB RAM, ndërsa fableti do të ketë edhe 16GB memorie të brendshme.


HTC One Max do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, dhe fableti do të ketë edhe sensorin e gishtërinjëve në pjesën e pasme të tij, ndërsa bateria e pajisjes pritet të jetë me 3,300 mAh.

Deri në javën e ardhshme pritet që të merren vesh të gjitha detajet për HTC One Max, duke përfshirë edhe fotografitë zyrtare të fabletit. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori