[tag_tagmanagerringier]a HTC M8 do të paraqitet në muajin shkurt - Telegrafi - Telegrafi HTC M8 do të paraqitet në muajin shkurt - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

HTC M8 do të paraqitet në muajin shkurt

HTC M8 do të paraqitet në muajin shkurt

Nokia dhe HTC për një kohë të gjatë tashmë janë duke luftuar në gjykatë lidhur me shkeljet e mundshme të patentës, rast i cili ka rezultuar me ndalimin e shitjeve të HTC One Mini në Britani të Madhe.

Megjithatë, vendimi i gjykatës ka sjellë një tjetër detaj të rëndësishëm në dritë, përkatësisht është thënë se pasardhësi i HTC One, model i quajtur HTC M8 do të paraqitet së shpejti në treg.

Sipas një dokumenti të gjykatës, i cili është shkruar nga kryetari i trupit gjykues, pasardhësi i HTC One mund të lansohet në tremujorin e parë të vitit 2014, ose në fillim të shkurtit 2014.

Disa nga karakteristikat e përfolura të HTC M8 përfshijnë procesorin Snapdragon 800, 2GB RAM, ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve dhe versionin e ri të Android, 4.4 KitKat me Sense 6.0. / Telegrafi /