LAJMI I FUNDIT:

HTC bën prezantimin zyrtar të One Max

HTC bën prezantimin zyrtar të One Max

Deri më sot është folur shumë për modelin e ri të fabletit të HTC-së, përkatësisht modelit One Max, ndërsa tani pajisja e re mobile e prodhuesit të njohur tajvanez është bërë zyrtare me të gjitha specifikat të cilat i ofrohen blerësve të rinj të HTC One Max.

HTC One Max posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.9 inç në formatin full HD, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa fableti është i pajisur edhe me procesorin quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600.

Specifikat tjera të HTC One Max përfshijnë edhe 2GB RAM, si dhe memorien me opsionet prej 16GB apo 32GB. Modeli i ri i fabletit të HTC-së sjell edhe sensorin e gishtave, e cila është në pjesën e pasme të pajisjes.

HTC One Max gjithashtu vjen edhe me portin për microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën e fabletit deri në 64GB, versionin e parafundit të Android, 4.3 Jelly Bean dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC’së, HTC Sense 5.5.


One Max posedon edhe baterinë me 3,300 mAh, ndërsa gjithashtu ofron edhe mundësinë e zgjerimit të kapacitetit të baterisë me HTC Power Flip, e cila e rrit fuqinë e baterisë edhe me 1,150 mAh. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori