LAJMI I FUNDIT:

HP së shpejti me telefona të mençur Android

HP së shpejti me telefona të mençur Android

Sipas një raporti të ri medial thuhet se HP është duke punuar në një model të ri të tabletit të bazuar në sistemin operativ Android, nga i cili do të mund të bëhen edhe thirrje.

Mirëpo ende nuk dihet madhësia e ekranit të këtij tableti, sepse ka zëra që thonë se bëhet fjalë për një fablet ose telefon të mençur me ekran më të madh se sa standardi i zakonshëm.

Për ti rritur pohimet në këtë drejtim, në raport thuhet se përveç tabletit HP është duke e përgatitur edhe një telefon të mençur mobil me madhësi të ekranit prej 6 inç, të cilin do ta dedikoj fillimisht për tregjet e mëdha sikurse Kina dhe India, për ta përcjell më pas edhe në vendet tjera të mëdha.

Sa i përket çmimit të këtij telefoni, thuhet se kostoja më e madhe që mund të shkojë për këtë model do të jetë rreth 250 dollarë, që i bie se telefoni i ri Android i HP-së do të konkurrojë me modelet tjera mesatare të Android, ndërsa çmimi i telefonit mund të jetë njëra ndër arsyet e forta për ta zgjedhur atë. / Telegrafi /