LAJMI I FUNDIT:

HP dhe Samsung fillojnë me ofertën e re për të printuar nga telefoni

HP dhe Samsung fillojnë me ofertën e re për të printuar nga telefoni

Samsungu i ri GALAXY S 4 me lehtësi mund të printojë dokumente, foto dhe dokumente nga faqet e internetit drejtpërdrejt nga printerët e HP-së

HP ka bërë të ditur sot ofertën e saj të re për printim në kuadër të disa pajisjeve të Samsungut, në mënyrë që t’u ofrojë përdoruesve të saj një mënyrë të lehtë për të shtypur drejtpërdrejt në 180 lloje printerësh të HP-së përmes modeleve HP Inkjet dhe HP LasetJet.

Bashkëpunimi demonstron investimin e vazhdueshëm të HP-së dhe lidershipin në hapësirën printuese të telefonisë mobile duke plotësuar nevojën e përbashkët të përdoruesve të telefonave-printimin virtual kudoqoftë.

Ndryshe nga aplikacionet aktuale të printimit që janë në treg, zgjidhja e re e HP-së dhe Samsungut nuk kërkon programe, driverë, shkarkime apo konfigurime në telefon, duke e bërë kështu printimin të lehtë dhe të përshtatshëm. Për më tepër, oferta për printim është një nga zgjidhjet e vetme që ofron opcione të sofistikuara për printim që përfshijnë printimin në të dy anët e faqes, printimin me ngjyra, orientimin dhe llojin e letrës. Duke ofruar këtë mundësi dhe shumë më tepër, ky printim nga telefoni mobil do të kryhet lehtë dhe do t’ua kursejë kohën përdoruesve të telefonave të cilët punojnë si dhe më gjerë.


Funksionalizimi i printimit do të jetë në dispozicion përmes Samsung GALAXY S4 që pritet të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti dhe azhurnimit të softuerit operativ në të gjithë aparatet Samsung Galaxy S3 dhe Note II duke mundësuar printim me Wi-Fi kompatibil.

Përdoruesit mund të shtypin në dy mënyra: duke lidhur automatikisht pajisjen e tyre mobile Samsung me printerin HP në të njejtin rrjet përmes Wi-Fi ose duke përdorur teknologjinë e HP-së përmes printimit direkt me wireless

“Konsumatorët vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të printuar nga telefonat e tyre të mençur dhe tabletët e tyre”, tha Steven Nigro, Zëvendëspresident i Lartë në HP për Marketing Global të Produkteve. “Ky partnership me Samsungun është shembulli i fundit se si HP po e bën të lehtë për të printuar çfarëdo që dëshironi dhe kudo që jeni”.

Zgjidhja e fundit për printim e Samsungut është zbulimi më i ri i HP-së për portfolion e saj të printimit nga telefoni mobil që përfshin gjithashtu edhe HP ePrint.

Kjo zgjidhje funksionon përmes tre hapave të thjeshtë: zgjidhni dokumentin; fotografinë osë faqen e internetin ; zgjidhni printerin (përmes Wi-Fi ose drejtpërdrejt) dhe klikoni print. Zgjidhja e re gjithashtu ofron mundësi shtesë për printim për përdoruesit, duke përfshirë numrin e kopjeve, madhësinë e letrës, orientimin, llojin e letrës, ngjyrën, printimin në të dy anët dhe statusin për kryerjen e punës.

Disponueshmëria dhe mbështetja
Zgjidhja për printim është kompatibile me përafërsisht 200 printerëve HP të modeleve HP Inkjet dhe HP LasetJet

Butoni për printim do të jetë në dispozicion në shumë aplikacione të telefonave mobilë Samsung, duke përfshirë: e-mail, Shfletuesi i Android, Galeria e fotografive, Kontaktet, S Shënimet dhe Zyra Polaris.