LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: SHBA dhe BE presin që në pranverën e vonë të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Hoxhaj: SHBA dhe BE presin që në pranverën e vonë të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se pranvera e vonë është koha kur Kosova dhe Serbia të përfundojnë procesin e dialogut.

Hoxhaj në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pritjet e amerikanëve dhe evropianëve janë që në maksimumi në pranverën e vonë të ketë një marrëveshje mes palëve.

“Një gjë e di që në pranverën e vonë duhet të mbyllet procesi. Kjo është pritja e amerikanëve dhe evropianëve për procesin. Ne sot kishim një takim me ambasadorët e kuintit. Qëndrimi i tyre është i prerë. Duhet të ketë njohje të ndërsjellë”.


Anëtari i ekipit të bisedimeve ka thënë se nuk mund të ketë tema tjera me Serbinë nëse njohja nga Serbia dhe anëtarësimi në OKB nuk është e para e temave.

“Për ne me Serbinë është e pranueshme një marrëveshje e cila fillon me një preambulë e cila zgjidh problemin e njohjes nga Serbia. Pa këtë nuk kemi çfarë flasim”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se janë edhe rreth dhjetë tema tjera që do të diskutohen me Serbinë pas njohjes bilaterale.

“Kemi dhjetë deri në pesëmbëdhjetë tema që do të flasim me Serbinë. Është tema e të pagjeturve. Tema e suksesionit të Jugosllavisë, për ndarjen e trashëgimisë dhe borxheve. Pronat e paluajtshme, pronat ushtarake. Temë tjetër është të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, të shërbejnë si qasje reciproke për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori