Dialogu me Serbinë duhet të afatizohet dhe të përfundojë me njohje të dyanshme, reciproke, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Po ashtu, kryediplomati kosovar ka theksuar se pa u arritur marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës dhe pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë intervistë, Hoxhaj rithekson se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kushti i vetëm dhe i patejkalueshëm për liberalizimin e vizave.
“Dialogu do të vazhdon në formatin e njëjtë sikurse ka ndodhur deri më tani. Natyrisht që ne jemi të interesuar që në këtë fazë të ketë zbatim të marrëveshjeve të cilat janë arritur dhe një pjesë e tyre nuk janë jetësuar në realitet, por kanë mbetur vetëm në letër. Por, përtej kësaj, qëllimi ynë është që ta kemi një qasje më kreative në dialog, që t’i dimë se cilët janë parametrat e sakta të dialogut dhe cilat janë qëllimet përfundimtare të dialogut. Në këtë drejtim qasja jonë është që dialogu duhet të afatizohet, jo vetëm në rrafshin kohor, por edhe në atë përmbajtjesor dhe që duhet të përfundojë me njohje të dyanshme, reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që nuk duhet të zgjas në pafundësi, as implementimi i marrëveshjes, por as dialogu si proces. Natyrisht që në një dialog të tillë nuk është vetëm Kosova, nuk është vetëm Serbia, por është edhe Bashkimi Evropian si lehtësues i procesit, por edhe partnerët tanë amerikan dhe partnerët e tjerë. Kështu që dinamika e dialogut varet nga një shumësi e akterëve të ndryshëm dhe nuk varet vetëm nga ajo se si e sheh Kosova. Por, ne i kemi pikëpamjet tona të qarta dhe pritjet tona janë shumë reale”, u shpreh ministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker