LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me coronavirus

Hoti: Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me coronavirus
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin COVID-19.

Hoti ka thënë se në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real, transmeton Telegrafi.

“Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.


Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse.

“Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta. Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve. Mbajeni distancën fizike. Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale.Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve.

Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse.

Ne kemi hartuar një ‘Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19’, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave”, vijon shkrimi i Hotit.

Ndryshe, deri më tani në vendin tonë me coronavirus janë infektuar 1 mijë e 486 persona, 953 prej tyre janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori