LAJMI I FUNDIT:

Hoti sërish do të takohet me Lajçakun: Vizita e tij është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit

Hoti sërish do të takohet me Lajçakun: Vizita e tij është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit
Foto: Arkiv

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vizita e djeshme e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit të tij dhe se sërish të enjten do të ketë një takim të radhës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si prioritet i kësaj qeverie.

Hoti në një diskutim mbi temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë”, e organizuar nga KDI, ka treguar se gjatë vizitës që ia bëri Lajçak, ia ka prezantuar qasjen e Qeverisë së Kosovës, për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi..

Hoti ka thënë se Lajçak do t’i takoj të gjithë akterët që janë të përfshirë në procesin e dialogut, si dhe pasi t’i përfundoj takimet, do të takohet sërish me të.


“Vizita e djeshme e Lajçakut është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit tim. Sipas agjendës së tij ai do të takoj të gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë proces. Në fund të vizitës së tij, do të takohemi dhe njëherë. Kam prezantuar qasjen e qeverisë për procesin e dialogut. Nesër do të kemi një takim tjetër punues ku do të qartësohet se si do të ece përpara në këtë proces”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu tha se objektivat e kësaj qeverie në procesin e dialogut janë: njohja reciproke, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve Kosovë-Serbi, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në OKB si dhe shfuqizimi i rezolutës 1244.

“Si qeveri në fokus tonin kemi dialogun. Të gjithë e kërkojnë që Kosova të ulet në tavolinë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Objektivat tona janë: njohja nga pesë vendet e BE-së, anëtarësim në OKB, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe normalisht marrëveshja  t’i hap rrugë Kosovës për integrimin euro-atlantik. Marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton dhe të gjitha marrëveshjet e hapur me Serbinë, si të pagjeturit, pensionet, etj. Do të sigurohemi që si qeveri ky proces të jetë shumë transparent”, ka sqaruar ai.

Hoti po ashtu ftoi partitë politike që të jenë pjesë e procesit të dialogut.

“I ftoj ata që të jenë pjesë e procesit, që të na dëgjojë dhe të japin vërejtjet e tyre. Por, opozita do të jetë e përfshirë në mbikëqyrje të procesit, pasi themelimi i Komisionit Parlamentar për Dialog,  do të udhëhiqet nga opozita”, u shpreh ai.

Hoti gjithashtu tregoi se brenda zyrës së tij do të themelojë Këshillin e Ekspertëve për Dialog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori