LAJMI I FUNDIT:

Holanda shënon fitore, Robben lëndohet

Holanda shënon fitore, Robben lëndohet

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka pësuar një lëndim serioz gjatë fitores 6-1 të Holandës në miqësoren ndaj Hungarisë, duke vënë në dyshime rikuperimin për Kupën Botërore.

Ai nuk do të udhëtojë në Afrikën Jugore me pjesën tjetër të ekipit, por nuk është përjashtuar të jetë pjesë e garës që fillon të premten.

Robben u fut në lojë si zëvendësues i Dirk Kuyt në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë, para se të lëndohet pesë minuta para fundit të ndeshjes. Robben të dielën do t’u nënshtrohet skenimeve për të zbuluar se në çfarë shkalle është lëndimi i tij.

Në mesin e shënuesve tjerë ishin edhe Robin van Persie, Wesley Sneijder, Eljero Elia dhe Mark van Bommel. /Telegrafi/