LAJMI I FUNDIT:

Holanda e fortë për Meksikën

Holanda e fortë për Meksikën

Holanda ka mposhtur Meksikën me rezultat 2-1, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Freiburg të Gjermanisë.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por holandezët u treguan më konkretë. Një harkim i Van der Vaart nga krahu i majtë përfundoi te Van Persie, që i pa penguar shënoi për rezultatin 1-0 (18’). Epërsinë e dyfishoi i njëjti lojtar me një vole, pasi pranoi një top nga Afellay (41’).

Rezultatin përfundimtar dhe golin e vetëm për Meksikën, e shënoi Javier Hernandez (74’).

Holanda nis kështu mirë fazën përgatitore para Botërorit, ndërsa Meksika pësoi humbjen e dytë brenda tri ditësh. /Telegrafi/