LAJMI I FUNDIT:

Hoeness: Megjithatë, sezon fantastik

Hoeness: Megjithatë, sezon fantastik

Bayerni nuk ishte në gjendje të thyejë mbrojtjen e Interit në finalen e madhe, ndërsa presidenti bavarez Uli Hoeness flet për një sezon fantastik dhe për një Inter konkret.

“Unë jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar. Kur arrini në finale, dëshironi ta fitoni atë. Por, ne nuk duhet të mbahemi në zhgënjimin tonë. Ne kemi pasur një sezon fantastik. Para ndeshjes thamë, që edhe nëse pësojmë disfatë nuk duam ta shkatërrojmë sezonin dhe se nuk duhet të fillojmë ta shkatërrojmë këtu dhe tani”.

“Interi pati më shumë përvojë, kurse ne nuk ishim mjaft konkretë. Interi ishte ekip fantastik, pasi që eliminoi Barcelonën nga kjo garë. Ata patën tre raste dhe shënuan dy herë, ne patëm një rast të mirë për të barazuar por nuk e shfrytëzuam. Kjo ishte diferenca”.

“Të themi se ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm është shumë e lehtë të thuhet. Është rrugë e gjatë, 12 ndeshje deri te finale, mund të jeni të pafat në short apo t’iu përfshijë një ditë e keqe. Do të më duhet të isha profet nëse do të doja të thosha se vitin tjetër do ta fitojmë”, ka thënë Hoeness. /Telegrafi/