LAJMI I FUNDIT:

Hipokrizia e gjermanëve për projektet energjetike të Kosovës

Hipokrizia e gjermanëve për projektet energjetike të Kosovës

Shumë zhurmë u bë për projektin energjetik të propozuar nga kompania gjermane “Bilfinger” për “Kosovën A”. Por, cila është e vërteta e këtij projekti dhe çfarë po kërkon kompania gjermane, e cila tani pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Berlin, si duket ka edhe përkrahjen e qeverisë së saj.

Burime të Telegrafit, bëjnë të ditur se kompania gjermane “Bilfinger” për të cilën është diskutuar në Berlin dhe është proklamuar këto ditë në Kosovë, si një investitor potencialisht i madh në sektorin e energjisë, po kërkon një projekt pa kurrfarë procedure të prokurimit, që praktikisht është vështirë e realizueshme me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Për më tepër, ajo nuk po sjell asnjë financim dhe praktikisht po kërkon që me parat e buxhetit të Kosovës të kryhet investimi dhe nuk kemi të bëjmë me kurrfarë investimi të huaj, por me një riinvestim të taksave të qytetarëve. “Vet Gjermania si shtet ka aprovuar politika shumë restriktive në raport me financimin e projekteve energjetike të cilat për bazë të prodhimit përdorin qymyrin”, thotë ky burim i Telegrafit.

Por, shtrohet pyetja, ku është Banka Botërore dhe Komisioni Evropian në krejt këtë mes? Siç dihet, Banka Botërore ka thënë hapur se projekti i fundit në botë, i cili do të përkrahet në fushën e energjisë e që për bazë të prodhimit përdorë qymyrin është ai i Kosovës së Re. “Banka Botërore e ka thënë këtë për dy arsye: E para, sepse kemi të bëjmë me sigurinë e furnizimit dhe e dyta, sepse në Kosovë për momentin ky është versioni më i lirë i prodhimit të energjisë”, thotë ai.


Madje, sipas tij, edhe me këto argumente, duke u bazuar në disa burime brenda Bankës Botërore, përfaqësuesi i Gjermanisë në Bordin e Drejtorëve ka thënë se do të abstenojë dhe nuk do të votojë PRO projektit energjetik “Kosovës së Re”, sepse kemi të bëjmë me një projekt që për lëndë të parë përdorë qymyrin. Pra, qëndrimi i Bankës Botërore, sipas këtij burimi, është që Kosova duhet të zgjedhë në mes të projektit për Kosovën A dhe projektit energjetik ‘Kosova e Re’.

Kurse, në anën tjetër, vet Komisioni Evropian po bën presion të vazhdueshëm që Kosova A të mbyllet për shkak se është ndotësi më i madh i ambientit në Evropë, madje edhe ka ndarë para të majme për këtë punë. “Nëse i kthehemi rolit të Gjermanisë sesi ajo do të mund të ndihmonte me të vërtetë në ngritjen e kapaciteteve energjetike në Kosovë, atëherë është hipokrizi që të insistohet në Kosovën A, duke mos ndikuar te përfaqësuesi i vet në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore që të votoj pro projektit të Kosovës së Re”, thotë ky burim.

Sipas tij, Gjermania si shtet me më së shumti ndikim në Bashkimin Evropian mund të ndikoj që Komisioni Evropian të rishikoj qëndrimin e vet në raport me Kosovën A dhe nëse kancelarja Merkel vërtet dëshiron të ndihmojë, atëherë ajo do të duhej që kërkesës së saj për kompaninë gjermane ‘Bilifinger’, t’ia bashkoj edhe ndihmën financiare gjermane për projektin, sepse bazuar në gjendjen e rëndë aktuale të buxhetit të Kosovës, nuk mund të paramendohet që Kosova të hyjë në një obligim të tillë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori