LAJMI I FUNDIT:

Higuain: Titulli varet nga ne

Higuain: Titulli varet nga ne

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se është i sigurt që Barcelona do të lëshojë pikë me kalimin e javëve nga presioni i vazhdueshëm i Los Blancos.

Argjentinasi mendon se titulli i La Ligas varet nga lojtarët e Realit, të cilët duhet të jenë të vendosur për të fituar të gjitha ndeshjet.

I pyetur për titullin e golashënuesit më të mirë në Primera Division, 22-vjeçari ka thënë se kjo është një ëndërr për të dhe do të tentojë që ta fitojë këtë trofe.

Aktualisht, Higuan ka të shënuar 16 gola, një më pak se Leo Messi dhe David Villa që kanë nga 17 gola të shënuar. /Telegrafi/