LAJMI I FUNDIT:

Higuain: Nder të luash për Realin dhe Argjentinën

Higuain: Nder të luash për Realin dhe Argjentinën

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka thënë në një konferencë për shtyp se ndjehet i nderuar që përfaqëson Los Blancos dhe Argjentinën.

Higuain është përfshirë në skuadrën e Diego Maradonas për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010, kundër Perusë dhe Uruguait.

“Është nder të luash për Madridin dhe ekipin kombëtar”, ka thënë Higuain, i cili përkundër se ka lindur në Francë, gjithmonë ka shprehur dëshirën që të luajë për Argjentinën.