LAJMI I FUNDIT:

Higuain i ngazëllyer me kontratën e re të Realit

Higuain i ngazëllyer me kontratën e re të Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se është i ngazëllyer që ka nënshkruar kontratë të re me klubin spanjoll, e cila do ta mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2016.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe se do të qëndroj në Madrid. Ka qenë diçka që e kam pritur shumë dhe vërtet ndihmon psikikën time”, ka thënë Higuain.

“Është për keqardhje që Pellegrini është larguar pasi jam ndjerë shumë mirë të punoj me të. Ai është një person i mirë. Por pa dyshime, një trajner me histori të suksesshme po vjen në vend të tij. Mourinho është fitues dhe gjithçka që ka fituar me klube të tjera do ta sjellë në Madrid. Jam shumë entuziast se çfarë do të ndodhë në Madrid, por tash jam me kokë në Kupën Botërore”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/