LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë padia e blerësit të Grandit

Hidhet poshtë padia e blerësit të Grandit

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme i ka dhënë të drejtë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vendimin që kjo e fundit kishte marrë për tërheqjen e aksioneve blerësit të hotelit “Grand”.

Dhoma e Posaçme e ka hedhur poshtë si të pabazuar padinë që blerësi i “Grandit”, “Unio Commerce”, i kishte bërë AKP-së rreth vendimit për tërheqje të aksioneve, duke konsideruar se blerësi kishte bërë shkelje të rënda të kontratës së lidhur me rastin e blerjes së kësaj ndërmarrjeje.

Vendimi është marrë nga kolegji i specializuar, i përbërë nga gjyqtari kryesues, Alfred Grafvon Keyserlingk, gjyqtarët Shkëlzen Sylaj dhe Serim Fazliji, shkruan Koha Ditore.


Ky aktgjykim është marrë nga shkalla e parë dhe blerësi i hotelit “Grand” ka të drejtë që kundër këtij aktgjykimi të parashtrojë ankesë tek Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme brenda 21 ditëve, që është shkallë e dytë. /Telegrafi/