LAJMI I FUNDIT:

Hiddink trajneri i ardhshëm Liverpoolit?

Hiddink trajneri i ardhshëm Liverpoolit?

Trajneri i kombëtares ruse, Guus Hiddink, thuhet se mund të jetë personi i cili do të zëvendësojë Rafa Benitez nëse ai shkarkohet nga detyra e trajnerit të Liverpoolit.

Daily Mail shkruan se Hiddink dëshiron të pasojë Rafa Benitez në stolin e menaxherit të Liverpoolit, por së pari do të kërkojë aprovimin e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.

Hiddink, 63-vjeçar, është ende në dilemë rreth të ardhmes së tij, por burime të afërta me të thonë se ai është duke shikuar mundësinë për të kaluar në Anfield.

“Duhet të flas me presidentin e federatës para se të marr ndonjë vendim për të ardhmen time, por është e vërtetë se do të doja të jem trajner në Angli përsëri. Mbi të gjitha, për shkak të përkrahjes të cilën e kam pasur nga Roman Abramovich, i detyrohem atij të diskutoj gjithçka me ta së pari”, ka thënë Hiddink./Telegrafi/