LAJMI I FUNDIT:

Hiddink pranë Juves

Hiddink pranë Juves

Guus Hiddink është gjithmonë më pranë marrjes së timonit të Juventusit, pasi që i është lejuar të largohet nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Rusisë.

Sports.life.ru njofton se Hiddink ka marrë leje nga drejtuesit e përfaqësueses ruse që të bëhet trajner i Juves, ngjashëm sikurse bëri vitin e kaluar me Chelsean.

“Hiddink mund të drejtojë një klub. Në rastin e Chelseat, ekzistonin raporte të veçanta me Roman Abramovichin dhe ne pranuam, por nuk mendoj se gjërat mund të ndryshojnë edhe këtë radhë”, ka thënë ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko. /Telegrafi/