LAJMI I FUNDIT:

Hiddink pohon ofertën nga Interi

Hiddink pohon ofertën nga Interi

Agjenti i Guus Hiddink ka zbuluar se ka pasur interesim nga Interi për trajnerin holandez

“Ne kurrë nuk mund të themi 100% për diçka, andaj nuk mund të them se Hiddink nuk do të shkojë në Inter. Por mendoj se kjo duket e pamundur. Interi më ka pyetur nëse Hiddink mund të jetë kandidat për stolin e nerazurëve, por kam thënë se ai dëshiron të përjetojë një përvojë të re me Turqinë dhe nuk do të kërkojë nga Federata ta përfundojë kontratën”.

“Ai dëshiron ta plotësojë marrëveshjen. Kjo është çështje në mes të Interit dhe Federatës Turke. Sa mund të them unë, që nga ajo bisedë Interi ka folur me Rafa Benitez dhe Fabio Capello, dhe jo me Federatën Turke të Futbollit”, ka thënë agjenti i Hiddink. /Telegrafi/