LAJMI I FUNDIT:

Heroi që mbeti në këngë

Heroi që mbeti në këngë

Bejtja, rrymë letrare e pahulumtuar, si dhe mijëra faqe letërsi shqipe ose dhjetëra-mijëra vargje poezi lirike, epike, me temë fetare dhe laike nga një periudhë relativisht e panjohur e kulturës shqipe, mbeten të panjohura ose në hije…


Moj Lepenica në grope
Çi bëre njerëzit me kokë?
Ahmet Islamin me shokë
Të dëgjuarit në Europë….

Lepenica, fshati që mbeti në këngë nëpërmjet veprimtarive luftarake me një kontribut të figurave më në zë të asaj kohe, ka mbetur në pluhurin e harresës. Figurat historike të Luftës së Vlorës, të vitit 1920, i sjell kënga popullore nëpërmjet trajtimit folklorik.

Kjo epope mbetet një dëshmi e forcës shpirtërore të një populli.

Beuni po rënkon thellë
Barçalla dërgon haber
Tu flas burrave te venë
Atje ta bëjnë benë
Përmbi shkabën me dy krerë.

Vargjet e kësaj kënge e cila përkon me bejten, ka ngjallur brenda shpirtit njerëzor kujtimin dhe fizikun e personazhit i cili është trajtuar dhe është hero me kontribut të jashtëzakonshëm.

Vajton Stogoi dhe Shushica
Trimin Ahmet Lepenica
Jeta mal me sakrifica
Sa Çika dhe Këndrevica….

Këto vargje të përcjellin një tablo të përplasjes së luftëtarëve të popullit shqiptar me atë Italian.

Lufta e Vlorës është një ngjarje me rëndësi të madhe. Vet brenda saj është e ngulitur mirë krijimi folklorik i cili është pasqyrimi i një realiteti të caktuar.

Ahmet Lepenica ishte organizatori formacioneve ushtarake. Më 2 dhjetor të vitit 1920 disa mijëra vullnetar të armatosur u paraqitën në Beun dhe në pika të tjera të caktuara, të organizuar në çeta e të udhëhequr nga një luftëtar trim. Në mbrëmjen e 5 qershorit, kryengritësit filluan sulmin, nën komandën e Ahmet Lepenicës, hodhën gunat e tyre mbi telat me gjemba dhe mes përleshjes së fuqishme mbeti i vrarë edhe gjeneral Goti.

Obobo se ç’ qënka Kota
Më e bukur se Evropa
Bytym mitroloz e topa….

Ajo që është shumë e rëndësishme është se ky folklor dhe dallues i një kulture që i ka rrënjët e hershme, po mbahet gjallë nga breza të rinjsh që e duan fort këngën labe dhe vargjet – grupi polifonik “Ballkoni Vlorës”.

Kush e prishi Italinë
Osmën Haxhiu me dy Qazimë
Bimbash Ahmet efendinë

Kështu mbeti emri, vepra dhe figura e Ahmet Lepenicës, njeriu që dhuroi shpirtin për atdheun. Si tribun popullor dhe luftëtar me armë në dorë për lirinë e Atdheut, fluturon në krahët e nderimit respektor të këngës.

Dhe në ditë me diell. Dhe në netët me stuhi. Në ndërgjegjen historike të Shqipërisë, figura dhe personaliteti i tij janë gdhendur si me daltë mjeshtri, ku në pah përherë del urtësia, trimëria dhe zemërgjerësia shembullore që e karakterizonte.

Ahmeti mbeti edhe në vargjet e vajit…

Dajua i tij e vajtoi me “ligje” pas vdekjes.
Seneja dyzet e një
Janari katërmbëdhjetë
Çdo tu them more shokë?
Vdiq major Ahmeti shkretë
Dhe officer kur u bë
Në atë Turqinë e shkrete
Yzbash baba e major vetë
Erdh te nëna që e bë
Vdiq te i desh xhani shkret…
/News24/