LAJMI I FUNDIT:

Henry: Messi është ‘i çmendur’!

Henry: Messi është ‘i çmendur’!

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, në një intervistë për Goal.com ka thënë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi vazhdon të shfaqë lojë argëtuese sikurse në sezonin e kaluar, ndërsa është shprehur se shpreson që të shmangë Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“A po luan Messi më mirë se sezonin e kaluar? Nuk e di nëse mund ta them këtë, sepse ajo çfarë bëri sezonin e kaluar ishte thjeshtë argëtuese. Mendoj se ai po vazhdon ashtu si sezonin e kaluar”.

“Askush në Barcelonë nuk dëshiron që ai të ndalet. Por, ajo çfarë po bën ai është argëtuese. Ai është i çmendur. Është kënaqësi të shohësh atë duke luajtur kështu”, ka thënë francezi duke shtuar se nuk dëshiron që të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenal, në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.

“Shikoni, është një ekip në Ligën e Kampionëve me të cilin nuk dua të përballem, dhe ai është Arsenali. Është për shkak të dashurisë për atë klub. Por kurrë nuk i dihet. Megjithatë nuk mund të them, dua të luaj ndaj këtij ekipi apo atij ekipi, pasi që kështu nuk tregoj respekt për të tjerët”, përfundoi Henry. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Kalo në kategori