LAJMI I FUNDIT:

Henry lavdëron Gallasin

Henry lavdëron Gallasin

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka lëshuar lëvdata në ish-bashkëlojtarin e tij William Gallas.

Henry ka qenë mik me Gallas që kur ata kanë qenë tinejxherë, dhe ai e di se sa vështirë është për të, të bëjë për vete fansat në Emirates pas një viti të vështirë.

“William Gallas është burrë. Nuk njoh shumë lojtarë të cilët do të ishin në gjendje ta rikthejnë situatën siç e ka bërë ai. Kjo flet shumë për të. Ai është shumë i ndershëm, ndoshta së tepërmi ndonjëherë”, ka thënë Henry.

Në një deklaratë të fundit, edhe Wenger ka lavdëruar francezin, duke thënë se ai kurrë nuk ka menduar të shesë William Gallas./Telegrafi/