LAJMI I FUNDIT:

Henry: Ishte prekje me dorë

Henry: Ishte prekje me dorë

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, thotë se ai kishte prekur topin me dorë, gjatë aksionit të mbrëmshëm që rezultoi me golin e barazimit dhe të kualifikimit të Francës në Botërorin 2010.

Një gol kontrovers i shënuar në vazhdim të ndeshjes nga William Gallas, i cili pranoi një pasim të Henry, çoi në 1-1 rezultatin, duke neutralizuar golin e Robbie Keane dhe duke i dhënë Francës avantazhin 2-1 nga të dyja ndeshjet si dhe biletën për në Afrikën e Jugut.

“Të jem i sinqertë, ishte prekje me dorë. Por unë nuk jam arbitër. Do të kishte qenë mirë ta bëja atë në një mënyrë tjetër, por siç thash, unë nuk jam arbitri”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës./Telegrafi/