LAJMI I FUNDIT:

Henry: Barcelona më e rëndësishme se Thierry

Henry: Barcelona më e rëndësishme se Thierry

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, është kundërpërgjigjur ndaj thënieve se ai është i pakënaqur me rolin e tij në ekip këtë sezon.

Francezi këtë sezon ka mbetur nën hijen e të riut në formë Pedro dhe përforcimit të verës, Zlatan Ibrahimovic.

“Gjëja më e rëndësishme është Barcelona, jo Henry, Pedro, ose Messi… Ne duhet të fitojmë ndeshjet dhe të gjenerojmë pikë”.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është se Barcelona fiton. Nëse pas gjithë kësaj unë kam shans të shënoj dhe të ndihmoj grupin, atëherë do të jetë edhe më mirë”, ka thënë francezi./Telegrafi/