Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për Luginën e Preshevës.
“Po ju rikujtoj se presidenti Thaçi, në vitin 2011, idenë time e ka quajtur qëndrim të rrezikshëm. E kam parë që presidenti e ka përcjellë dhe kuotuar deklaratën time, por është çështje e tij se si e vlerëson”, ka thënë Haziri për KALLXO.com.
Këtë qëndrim Thaçi e kishte shprehur gjatë kohës sa është diskutuar në Kuvendin e Kosovës për këtë pjesë. Haziri ka thënë se Kuvendi i Kosovës qysh ne vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore.
Tash presidenti Thaçi përmes një konference për media, deklaroi se kërkon respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet e pandashme- pra nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
“Tashmë po bëhen shtatë vite kur unë e kam dhënë propozimin tim, por i cili nuk ka të bëj me shkëmbim dhe copëtim të Kosovës. Ka të bëjë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore”, tha Haziri për Kallxo.com.
Tutje ai ka thënë se pjesën më të madhe të Kosovës Lindore, ish Jugosllavia në vitin 1956 e ka riorganizuar, duke shkaktuar ndryshim demografik. Sipas tij, me këtë akt, është ulur përqindja e shqiptarëve në Kosovë dhe duke e rritur përqindjen e serbëve me futjen e disa fshatrave të Leposaviç dhe Zubin Potok në Mitrovicën e atëhershme brenda Kosovës.
“Prandaj, bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të cilën e kam sponsorizuar më 2013 dhe është miratuar me konsensus, ne duhet të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke u respektuar e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Por, Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj”, tha Haziri.
Ai tha se qëndrimi i LDK-së për bisedimet me Serbinë nuk ka ndryshuar.
“LDK nuk është pjesë e dialogut me Serbinë dhe në këtë rast as unë nuk jam. Qëndrimi ynë opozitar është i qartë. Ne vazhdojmë me ushtru detyrën tonë në Kuvend dhe sa i përket dialogut, ne e kemi formulën: legjitimiteti para dialogut”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime