LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nëse ka pajtueshmëri, Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës

Thaçi: Nëse ka pajtueshmëri, Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi tha se shpreson që në fund të këtij muaj ose në fillim të shtatorit do të ketë një dinamikë në dialogun në Bruksel dhe se Kosova, ndërsa siç tha se ndarje nuk do të ketë por mund të ketë korrigjim të kufijve.

Ai po ashtu tha se nëse ka pajtueshmëri atëherë Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës.


Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Se kur do të ndodhë takimi i radhës ndërmjet delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është specifikuar, por unë shpresoj që nga fundi i muajt gushtit dhe fillimi i shtatorit do të kemi një dinamikë më të fuqishme të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dialogut Kosovë-Serbi. Ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijve, e theksoi, është realitet, kemi rreth 400 kilometra kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë që duhet t’i vejmë, sepse ne duhet ta përmbyllim shtet formimin apo konsolidimin e shtetit tonë.. Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, do të diskutohet për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se nuk do të mund të ndodhë me asnjë çmim aspirata e Serbisë për ndarje të Kosovës, por shtoi se kërkesa e institucionalizuar e Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën, nëse ka marrëveshje ose ka pajtueshmëri të dyanshme askush nuk do të mund dhe nuk do të dal kundër një marrëveshje të vullnetit të mirë.

“E theksoj edhe një herë se në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nga askush nuk do të mund të imponohet realizmi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës. Ndërsa në kuadër të korrigjimit vlerësoj se është shumë e realizueshme, është e pranueshme nga ana e jonë, kërkesa e institucionalizuar e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, nëse ka marrëveshje ose ka pajtueshmëri të dyanshme askush nuk do të mund dhe nuk do të del kundër një marrëveshje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, pra as Bashkimi Evropian, as NATO dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, e ritheksoj në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje, korrigjim të kufijve mund të ketë duke përfshirë Luginën e Preshevës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori