LAJMI I FUNDIT:

Haye: Do t’i mposht vëllezërit Klitschko

Haye: Do t’i mposht vëllezërit Klitschko

Kampioni i WBA-së në kategorinë rëndë, David Haye, nuk është duruar madje as një ditë të vetme pa i kërcënuar përsëri vëllezërit Klitschko se do t’i mposhtë ata, në të njëjtën mënyrë siç bëri dhe me John Ruizin.

Haye demoloi Ruizin duke e rrëzuar disa herë në tokë dhe duke e detyruar atë të dorëzohet në raundin e nëntë. Britaniku beson se nëse edhe vëllezërit Klitschko i godet në të njëjtën mënyrë, atëherë ai do t’i mposhtë ata pa kurrfarë dyshimi.

“Po, unë mendoj se mund t’i mposht ata. Shikoni në kundërshtarët e tyre të fundit, vërtetë të dobët. Eddie Chambers ishte komplet jashtë sistemit (ndaj Wladimirit) dhe ashtu ishte edhe Chris Arreola (ndaj Vitalit). Klitschkot janë turp për boksin. Duhet të hyni si atlet i vërtetë në një meç, të tregoni shpejtësi dhe inteligjencë”.

“Unë mendoj se mund t’i mposht që të dy. Nuk kam dyshime për këtë. Nëse i godas Klitschkot ashtu siç e godita Ruizin, atëherë që të dy to të jenë në tokë”, deklaroi Haye për Sky Box Office. /Telegrafi/