Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare në Bankën Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka deklaruar se nga viti i ardhshëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL) do të jetë i bazuar në riskun individual dhe se do të bëhet liberalizimi i kësaj industrie.
Havolli përmes një konference për media, tha se BQK për një kohë të gjatë është duke ndërmarrë një varg reformash në industrinë e sigurimeve, e që sipas tij këto reforma kanë qenë të nevojshme.
Ai tha se rezultatet e reformave të ndërmarra në BQK kanë sjell një reagim mjaftë pozitiv dhe intensiv nga industria e sigurimeve, ku tha se gjatë kësaj periudhe mbi 11 milionë euro kapital janë shtuar nga aksionarët në industrinë e sigurimeve, derisa theksoi se presim që edhe në javën e fundit të këtij muaji të ketë injektim të kapitalit të aksionarëve edhe prej të paktën 3 milionë euro në këtë industri.
“Çmimet të jenë të përcaktuara nga tregu dhe nga bartja e riskut për secilin individ apo të siguruar. Prandaj, përmes kësaj konference dëshirojmë t’iu njoftojmë se si rezultat i bashkëpunimit të afërt me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, kemi arritur në përfundim se modeli i kostimit të polisave të detyrueshme duhet të jetë i bazuar në riskun individual të të siguruarve. Synimi ynë si BQK është që në një periudhë afatshkurtër të lëvizim nga modeli i cili ka qenë në aplikim në këto 20 vitet e fundit në një model i cili mund të konsiderohet si model liberal i kostimit, duke respektuar faktorët individual të riskut sigurues. Lëvizja në drejtim të liberalizimit sigurisht se do të gjejë përkrahje të plotë edhe nga partnerët tanë nga institucionet financiare ndërkombëtare, porse parakusht absolut për të lëvizur në këtë drejtim ka qenë kapitalizimi i plotë i industrisë. Konsideroj se tanimë çështja e kapitalizimit është në përmbyllje dhe jemi duke shkuar në drejtim të ndërmarrim këto veprime”, tha ai.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi tha se këtë çështje e kanë trajtuar që nga viti i kaluar dhe se kanë ofruar edhe rekomandim profesional për BQK-në.
Në atë rekomandim, ai tha se kanë theksuar nevojën për liberalizim të këtij tregu dhe që të mos ketë çmime të unifikuara të TPL-ve.
“Në atë rekomandim ndër të tjerash e kemi theksuar nevojën për liberalizimin e këtij tregu, si dhe që të mos kemi çmime të unifikuara të TPL-së dhe kështu t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në këtë treg. Pra, Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar BQK-së si rregullator i këtij tregu që të fillohet përgatitjet që nga rregullimi i tanishëm i këtij tregu të kalohet në tregun e rregulluar me një sërë tarifash të lejuara siç e themi ne në Konkurrencë tavan dhe dysheme. E pastaj gradualisht të kalohet në çmimet e tregut plotësisht të liberalizuar, atë që edhe e tha zëvëndësguvernatori me fillim të vitit të ardhshëm të kalojmë në fazën e dytë të caktimit”, tha ai.
Sa i përket çmimeve, Havolli tha se do të jetë i bazuar në karakteristikat individuale të riskut të secilit automjet i cili është në qarkullim, derisa theksoi se nuk do të ketë një çmim të vetëm.
“Do të jetë i bazuar në karakteristikat individuale të riskut të secilit automjet i cili është në qarkullim në rrugët e Kosovës. Pra, çdo automjet në momentin që është në qarkullim e bartë një nivel të riskut, mirëpo faktorët e riskut ndryshojnë nga individi në individ dhe prandaj nuk mund të ketë një normë të caktuar që të thuhet do të ngritët apo do të ulet, sepse ajo do përcaktohet nga vet kushtet e tregut dhe nga vet karakteristikat. Prandaj në këtë fazë edhe po të thuhej një mesatare sigurisht se do të gabonim, sepse kjo do të jetë ndoshta tek dikush do të jetë rënie substanciale apo tek dikush tjetër mund të ketë ngritje substanciale për shkak se janë karakteristikat dhe shumë faktorë të tjerë që do përfshihen në përcaktimin e tarifës. Nuk ka një çmim të vetëm, por do të varijojë edhe për individ, por do të varijojë sigurisht edhe ndërmjet kompanive sepse megjithëse do të vendosen karakteristikat të cilat do të përdoren do të lejohet një varg karakteristikash të cilat i lejojnë të siguruarve të hulumtojnë edhe për çmime më të lira nëpër kompani të ndryshme”, tha ai.
Havolli u shpreh se liberalizimi i tregut nënkupton se BQK nuk do t’i caktojë në një periudhë afatmesme tarifat, mirëpo do të përdor modelet e rrezikut nga vet kompanitë.
“Liberalizimi nënkupton që BQK nuk do t’i caktojë në një periudhë afatmesme tarifat, mirëpo do të përdor modelet e rrezikut nga vet kompanitë, sepse megjithatë duhet ta kemi të qartë një gjë, çdo automjet i cili është në qarkullim ai e bartë rrezikun e shkaktimit të një dëmi ndaj ndonjë pale të tretë, qoftë në një aksident komunikacioni apo qoftë edhe në ndonjë formë tjetër përfshi edhe rastet e këmbësorëve apo të ngjashme. Sepse megjithatë përgjegjësinë e dëmit e bartë vazhdimisht bartësi i polisës apo po e themi poseduesi i automjetit. Kështu që, në këtë drejtim ne presim që kjo të jetë e ndryshme për secilin individ në secilën kompani dhe kjo nënkupton liberalizimin. Ajo do të përcaktohet nga tregu dhe faktorët e riskut sepse do të ishte paragjykim nëse themi janë çmimet më të larta apo më të ulëta, mirëpo përderisa janë të përcaktuara nga faktorët e tregut atëherë ne jemi në përputhje me çdo model duke përfshirë natyrën e kostimit të polisave konform praktikave”, tha ai.
Në anën tjetër, Prestreshi, tha se në momentin kur futet konkurrenca mes kompanive atëherë çmimet do të ulen.
“Nuk ka mundësi që të shkohet në liberalizim total sikur në vendet austriake apo në Gjermani apo në Amerikë. Por, me rekomandimin e Autoritetit kemi thënë që të shkohet në fazën e dytë nga përcaktimi i çmimit siç është tani në fazën e dytë që është përcaktimi i çmimit tavan dhe dysheme. Në këtë aspekt do të zhvillohet gara ndërmjet kompanive të sigurimeve. Nga aspekti i konkurrencës në atë pyetjen që e thatë a do të ulen çmimet apo nuk do të ulen, nga aspekti i konkurrencës në momentin që futet gara në këtë aspekt atëherë kompanitë mundohen që ta ngrisin kualitetin shërbimit dhe produktit duke e ulur koston e tyre dhe duke ofruar shërbime më të ulëta, sepse kjo është konkurrenca në fund të ditës dhe këtë e kërkon ekonomia e tregut. Nëse do të shkonim në fazën e tretë që është liberalizim total mund të ekzistoj rreziku në kolaps total të industrisë së sigurimeve dhe nuk na konvenon si shtet dhe si qytetarë”, tha ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre