LAJMI I FUNDIT:

Hartohen udhëzimet administrative për Specialen (Video)

Hartohen udhëzimet administrative për Specialen (Video)

Kosova po i përmbush obligimet që i ka marrë për themelimin dhe finalizimin e Gjykatës Speciale.

Përderisa Bashkimi Evropian si financues i këtij procesi, zyrtarisht ende nuk ka filluar me përzgjedhjen e gjykatësve, e as që ka caktuar buxhetin.


Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftet fillestare të tri Udhëzimeve Administrative, si obligim për zbatimin e ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Draftet e këtyre udhëzimeve do të kalojnë fazën e konsultimeve paraprake.

Orhan Hajrizi, udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik, thotë se Ministria e Drejtësisë do ta mirëpres edhe kontributin e akterëve relevantë në finalizimi e këtyre drafteve.

Me rastin e hartimit të drafteve të para të këtyre Udhëzimeve Administrative, është marrë për bazë përvoja e vendeve që kanë kaluar nëpër një proces të tillë, veçmas e Kroacisë. /Gazeta Tribuna/