LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni ngrohjen

Harrojeni ngrohjen

Termokosi mund të mbyllet, nëse konsumatorët nuk i paguajnë borxhet dhe nuk reagojnë institucionet. Ka aq shumë probleme saqë i ka shkuar në mendje edhe dorëheqja. Puna si drejtoreshë thotë se i ka kushtuar edhe me rrahje me çekiç. Për keqpërdorimet ia hedh fajin menaxhmentit të kaluar. Nuk tregon nëse kjo ndërmarrje po shfrytëzohet nga politika. Deklaron se ka vetëm një rrogë. Fllanza Pula, drejtoreshë e Termokosit.

Ndërmarrjes më të përfolur kohëve të fundit, Termokos, kështu siç po i shkojnë punët, mund t’i vihet dryni. Madje, kjo shihet si mundësi reale edhe për vetë drejtoreshën e saj, Fllanza Pula. Në një intervistë për Express, Pula tregon se është duke hequr të zitë e ullirit, me gjithë këto probleme që ka ngrohtorja.

Me mbi 15 milionë euro borxhe dhe inkasim deri tani vetëm 900 mijë euro, ndërmarrja po sharron në fund të pusit. Pula fajin e hedhur te konsumatorët, për të cilët thotë se edhe pse janë përdorur të gjitha mundësitë për inkasim, nuk po duan t’i kryejnë obligimet.

“Nëse konsumatorët nuk i kryejnë obligimet e veta dhe nuk do të kemi përkrahje nga askush, atëherë vjen në shprehje ekzistenca e ngrohtores”, thotë Pula.


Me këtë, drejtoresha e cila sa ka qenë në detyrë ka provuar edhe rrahjen me çekiç, thotë se Kosova do të humbë shumë. Këtu rrezikohet edhe projekti 32- milionësh, në lidhje me Kosovën B. “Është projekti, me të cilin është menduar të merret avulli për ngrohje”, thekson Pula. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori