Coronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në botë – dhe të paktën pesë njerëz në SHBA – është duke frymëzuar vendet që të mbyllin kufijtë e tyre dhe amerikanët të blejnë maska kirurgjikale më shpejt sesa shitësit e mëdhenj mund t’i prodhojnë ato.
Por, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, është një virus tjetër që ka infektuar 15 milionë amerikanë në të gjithë vendin dhe ka vrarë më shumë se 8.200 njerëz vetëm këtë sezon.
Nuk është një pandemi e re – është gripi.
Një shqetësim rreth këtij virusi kanë ngritur edhe mediat zvicerane.
Sipas blick.ch, për javë të tëra, një virus tjetër potencialisht vdekjeprurës ka qenë i shfrenuar në Zvicër, praktikisht nën hijen e coronavirusit: virusi i gripit.
Po sipas këtij mediumi, qindra njerëz vdesin prej tij çdo vit në Zvicër dhe mijëra duhet të shkojnë në spital për trajtim.
Rreziku është rritur veçanërisht tek gratë shtatzëna, foshnjat e lindur para kohe, njerëzit me sëmundje të caktuara kronike dhe të moshuarit.
Po sipas shkrimit të CNN, sezoni i gripit 2019-2020 parashikohet të jetë një nga më të këqijat në një dekadë, sipas Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Të paktën 140,000 njerëz janë shtruar në spital me komplikime nga gripi, dhe ky numër parashikohet të rritet pasi që aktivitetet e gripit ndryshojnë.
Gripi është një konstante në jetën e amerikanëve.
Por është nënvlerësimi që i bëhet, gjëja më e rrezikshme, vlerëson Dr. Margot Savoy, kryetare e Mjekësisë Familjare dhe Komunitare në Shkollën e Mjekësisë Lewis Katz të Universitetit Temple.
“Ne priremi të mendojmë se gjithçka është ‘thjesht një ftohje e keqe’”, thotë ajo. “Ne e nënvlerësojmë sesa realisht është gripi vdekjeprurës”.
“Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve parashikojnë të paktën 12,000 njerëz të vdesin nga gripi në SH.B.A. çdo vit. Në sezonin 2017-2018 të gripit, vdiqën 61,000 njerëz, dhe 45 milion u sëmurën”, ka thënë ajo.
Ndryshe, po sipas shkrimit të CNN, në sezonin 2019-2020 deri më tani, 15 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga gripi dhe 8.200 njerëz kanë vdekur prej tij, përfshirë të paktën 54 fëmijë.
Dhe ekspertët thonë se gripi bëhet i rrezikshëm kur shfaqen infeksione dytësore, rezultat i një sistemi imunitar tashmë të dobësuar.
Njerëzit me sëmundje kronike janë gjithashtu në një rrezik të shtuar për komplikime të gripit.
Këto komplikime përfshijnë pneumoni, inflamacion në zemër dhe tru dhe dështim të organeve – e cila, në disa raste, mund të jetë fatale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker