LAJMI I FUNDIT:

Harrohet kodi telefonik

Harrohet kodi telefonik

Telefonia në Kosovë edhe me tej vazhdon të funksionojë me kod të huazuar telefonik, duke humbur brenda një viti dhjetëra miliona euro.

Për kundër premtimeve, kaluan gati tre vjet pas pavarësisë, e institucionet e vendit thuajse nuk kanë bërë asgjë për sigurimin e një kodi të veçantë telefonik për Kosovën, përveç deklaratave tashmë të zakonshme se vendi shumë shpejt do ta ketë kodin e vet telefonik, shkruan gazeta Zëri.

Kreu i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha, ka qenë i pamundur të kontaktohet nga gazeta gjatë gjithë javës.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe Postë- Telekomunikacionit nuk kanë informata në këtë drejtim, sepse nga 12 dhjetori i vitit të kaluar e deri më tash kanë qenë të kyçur direkt në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale. /Telegrafi/