LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përshëndet përafrimin LVV-LDK, thotë se tejzgjatja e procesit për ndarje të posteve shpërfaq mashtrimin e Kurtit

Haradinaj përshëndet përafrimin LVV-LDK, thotë se tejzgjatja e procesit për ndarje të posteve shpërfaq mashtrimin e Kurtit

Pas raportimeve për përafrim të marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur si lajm të mirë përafrimin e tyre, duke thënë se tashmë është e domosdoshme që sa më parë të formohet qeveria.

“Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë”, shkruan Haradinaj.


LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje - nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes
Lexo po ashtu LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje - nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes

Më tej ai ka theksuar se vendin e presin shumë punë, dhe sipas tij zgjatja e procesit të koalicionit mes LVV-LDK-së, është mashtrim, duke e apostrofuar kështu, kreun e LVV-së, Albin Kurti.

“Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tej zgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori