LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi të sigurt se do të kemi rezultat dyshifror, presim qeveri të opozitës

Haradinaj: Jemi të sigurt se do të kemi rezultat dyshifror, presim qeveri të opozitës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i lumtur që në zgjedhjet e sotme të përgjithshme ka fituar siç tha ai opozita.

Ai thotë se partitë opozitare tashmë duhet të angazhohen që sa më shpejt të formojnë institucionet.

Pas mbylljes së procesit zgjedhor Haradinaj shprehet i pakënaqur me rezultat e exit polleve teksa shprehet i bindur se si AAK kanë rezultate dy shifrore.


“Jemi të sigurt se kemi rezultat dy shifror dhe këtë besoj që do ta vërtetojmë me numrin e votave po presim rezultate ndoshta për 1 orë e gjysmë prej komisioneve komunale zgjedhore. Ajo që më gëzon është fakti që opozita I ka fituar këto zgjedhje dhe uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, tha ai.

Kreu i AAK-së thotë se janë të hapur për të bërë koalicion me dy partitë opozitare LDK dhe PDK.

“Me këto exit polle-t nuk jemi të kënaqur me këtë që po thuhet, por megjithatë jemi të interesuar me pa se cilat rezultate konkrete do të vijnë. Ne kemi bërë shumë punë pra e vlerësojmë besimin sado që na është dhënë, por na vjen mirë megjithatë që mundi ynë dhe i tjerëve ka rezultuar me fitoren e opozitës… Me të dyja ne nuk i ndajmë, mendoj se opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës një qeveri të qëndrueshme të pakicës apo tepër të vogël dhe besoj që kjo do të ndodh”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj deklaron se nuk të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jo ju fola jemi gëzuar që është krijuar mundësia me krijua qeverinë opozita dhe do të bashkëpunojmë me partitë opozitare”, tha ai.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 2 mijë e 297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 40.04 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori