LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i drejtohet Kurtit me pesë kërkesa pas situatës në Ukrainë

Haradinaj i drejtohet Kurtit me pesë kërkesa pas situatës në Ukrainë

Pas gjendjes në Ukrainë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të veprojë në lidhje me sigurinë kombëtare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj paraqiti pesë kërkesa drejtuar Kurtit.

Kërkesat përfshijnë çështjen e strategjisë për sigurinë e Kosovës, Ligjin dhe fondin për FSK-në, gazsjellësin amerikan dhe dialogun me Serbinë.


Haradinaj i thotë Kurtit se është koha për veprim.

Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës;

Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione;

Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK;

Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë;

Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

Në fund Haradianj tha se çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës”. /Telegrafi/