LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj – Ahmeti nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për Prishtinën

Haradinaj – Ahmeti nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për Prishtinën

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për “Prishtinën e Re”, si dhe projekte të tjera me shumë rëndësi në kryeqytet.

Kryeministri Haradinaj tha se pas ligjit për kryeqytetin, qeveria ka vazhduar më bashkëpunim me Komunën e Prishtinës edhe për projektin e madh “Prishtina e Re”.

Ai theksoi se sot janë duke shënuar ngjarjen më të madhe në historinë me projektin e “Prishtinës së Re”, transmeton Telegrafi.


“Sot jemi duke shënuar ngjarjen më të madhe në historinë tonë të re, e cila i ka fillet e saj 20 vite përpara për bartjen e institucioneve, diku në Hajvali. Pas 20 viteve projekti i ‘Prishtinës së Re’ po merr jetë. Më 25 qershor jam autorizuar për nënshkrimin e memorandumit me kryetarin, që nënkupton që jemi palë e këtij projekti të madh që është në interes të qytetarëve. Kam besim në kapacitetin e komunës, dhe të gjitha kapacitet e ekzekutivit do të jenë në përkrahje të këtij projekti. 64 hektarë janë pronë komunale, 136 hektarë janë pronë shoqërore, 137 janë pronë e shoqërisë. Ora ka filluar të trokas për këtë projekt dhe ia kemi dorëzuar komunës së Prishtinës. Kam dëshirë që historia të na mbaj mend për ‘Prishtinën e Re’ “, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se projekti i madh për “Prishtinën e Re” është vizioni i së ardhmes për të hequr presionin nga qendra e Prishtinës.

“Vitin e kaluar kemi pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtime, dhe është diskutuar kalimi i pjesë administrative për ‘Prishtinën e Re’. Kemi arrit që pas disa muajsh  negociatash që projekti i zgjerimit të ‘Prishtinës së Re’ të bëhet në koordinim të plotë me Qeverinë e Kosovës. Çdo hap do ta bëjmë bashkë dhe çdo gjë do të jetë transparente”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori