[tag_tagmanagerringier]a Hapje të procedurës falimentuese për MAT-in - Telegrafi - Telegrafi Hapje të procedurës falimentuese për MAT-in - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Hapje të procedurës falimentuese për MAT-in

Hapje të procedurës falimentuese për MAT-in

Seanca për hapjen e procedurës falimentuese për aviokompaninë MAT – Aviotransporti i Maqedonisë pritet të fillojë të hënën në Gjykatën Themelore Shkup – 2.

Nisma për falimentim është parashtruar nga ana e Agjencisë për aviacion civil, për shkak të borxhit të MAT-it, i cili vlerësohet në tre milionë euro.

MAT- Aviotransporti i Maqedonisë ka borxhe milionëshe edhe ndaj aeroporteve në vend, ndaj avikompanisë serbe JAT, Eurokontrol, ndërsa mes tjerash edhe ndaj të punësuarve.

Në shtator të vitit të kaluar skadoi afati për vazhdimin e lejes për fluturime të MAT-it, ndërsa avioni i vetëm disa muaj më herët u aterua për shkak të problemeve teknike.