LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i prodhimeve turke

Hapet panairi i prodhimeve turke

Rreth 70 kompani nga Turqia të fushave të ndryshme po ekspozojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre në Tiranë. Hapja e edicionit të 5 të panairit të prodhimeve turke shihet si një mundësi për shkëmbimin e të mirave ekonomike dhe interesin e përbashkët për të dy vendet.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Asan, tha se Turqia është një ndër tre partnerët kryesorë të Shqipërisë dhe se investimet turke i kanë kaluar një miliard euro.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në 3 prill në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku krahas ekspozitës do të zhvillohen dhe takimet dypalëshe ndërmjet firmave turke dhe atyre shqiptare. /Telegrafi/