LAJMI I FUNDIT:

Hapet ALBI Mall

Hapet ALBI Mall

Kompania ALBI ka hapur qendrën më të madhe tregtare në Veternik ALBI Mall, në të cilën do të ofrohet shumë produkte ndërkombëtare, e po ashtu kjo qendër dot punësoj 1000 persona.

Drejtori për zhvillim i ALBI Group, Betim Humolli tha se ALBI Mall në Veternik është qendra më e madhe tregtare në vend ku qytetarët Kosovarë tashmë kanë mundësinë të zgjedhin në mes të më shumë se 100 brende me renome botërore dhe aktiviteteve të ndryshme për fëmijë dhe të rritur.

“Qendra ka 33.000 m2, dhe ne këtë hapësirë konsumatorët përveç që do të mund të gjejnë mbi 100 brende ndërkombëtare shumica prej tyre risi jo vetëm për tregun Kosovar por edhe për rajonin”, tha Humolli.

Sipas tij, qëllimi i Albi Mall është të jetë një qendër tregtare me standarde ndërkombëtare për një të tillë dhe me këtë qendër ALBI Group synon hapjen e një numri të madh të vendeve të reja të punës duke ndikuar kështu pozitivisht në nivelin e papunësisë në Kosovë. /Telegrafi/