LAJMI I FUNDIT:

Hamilton triumfon në Stamboll

Hamilton triumfon në Stamboll

Piloti i McLaren, Lewis Hamilton, është fitues i Çmimit të Madh të Turqisë, së bashku me bashkëkombësin e tij Jenson Button që u rendit i dyti, për të forcuar kreun në konkurrencën e konstruktorëve.

Në fakt, në krye të garës ishin ngasësit e Red Bull, Mark Webber dhe Sebastian Vettel, të cilët u nisën dhe nga pozicionet e para, por 18 xhiro pa përfunduar gara, të dy kolegët përplasen me njëri tjetrin dhe si pasojë, Sebastian Vettel e përfundoi garën para kohe, kurse Webber u rikthye, por 30 sekonda prapa liderit Hamilton.

Lewis Hamilton e përfundoi garën me kohë 1:28:47:620, në pozitën e parë, ndërsa i dyti doli bashkëkombësi i tij dhe kolegu te McLaren, Jenson Button. Pozitën e tretë i zhgënjyer e zuri australiani i Red Bull, Mark Webber, me 24 sekonda prapa fituesit Hamilton. Legjenda e Formulës 1, Michael Schumaher, u rendit i katërti, ndërsa Fernando Alonso u pozicionua vetëm i teti.

Përkundër dështimit në Turqi, lider në renditjen e pilotëve mbetet Mark Webber me 93 pikë, i pasuar nga Button, Hamilton dhe Alonso. Në renditjen konstruktorëve prinë McLaren me 172 pikë, i pasuar nga Renault me një pikë më pak. /Telegrafi/